• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E martë, 31 Janar, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

William Walker: UÇK është siç e thotë emri i saj, Serbinë dhe Vucic nuk po e akuzon askush

by Kosova24
12 Nëntor, 2020
in Lajme
William Walker: UÇK është siç e thotë emri i saj, Serbinë dhe Vucic nuk po e akuzon askush
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kreu i misionit verifikues të OSBE në Kosovë, William Walker ka thënë se ish-drejtuesit e UÇK po hetohen padrejtësisht në Hagë, pasi qëllimi i luftës se tyre ishte çlirimi i vendit.

Sipas tij, termi terrorist nuk mund të përdoret për të përshkruar UÇK-në, por ushtrinë dhe paramilitarët serbë si Arkani.

“UÇK është siç e thotë emri i saj. UÇK ishte një grup të rinjsh kryesisht, të cilët nuk e duruan më shtypjen dhe krimet e luftës qe po kryheshin nga qeveria e Beogradit. Ata morën armët të mbronin veten e tyre, fshatrat dhe të mbronin familjet e tyre dhe rezultat i kësaj ishte luta”, është shprehur Walker për Euronews.al.

“Mendoj se është një përdorim i çuditshëm i fjalës terrorist, për të përshkruar UÇK. Fjalën terrorist do ta përdorja për ushtrinë serbe, policinë, paramilitaret, tipat si Arkan dhe grupet e tij të milicive që kryen akte vërtetë të tmerrshme në Kosovë”.

Walker, që ishte dëshmitar i masakrës së Reçakut, që do të ndryshonte më pas historinë e Kosovës, tha se Kosova dhe Serbia nuk janë trajtuar njësoj, pasi palës humbëse, Serbisë, nuk po i kërkohet përgjegjësi për mizoritë që ka kryer në Kosovë.

“Zyrat e prokurorisë speciale pretendojnë se krimet e luftës, mizoritë u kryen nga UÇK. Dhe tani ata po përpiqen të hetojnë disa njerëz të cilët i kane identifikuar si fajtorë… po flasim për 5 luftëtarë që kane shkuar në Hagë, përfshirë presidentin Thaçi dhe ish-kryetarin e parlamentit, Kadri Veseli. Një prej tyre ishte komandant në terren, Jakup Krasnqi, të cilin e njoh e kam takuar disa herë gjatë luftës. Ai nuk ka qenë luftëtar në gjykimin tim, ka qenë zëdhënës i UÇK dhe Thaçi nuk ishte një luftëtar, ishte një drejtues politik i organizatës. Dhe të dëgjosh se për 7 orë pati bastisje në shtëpitë e tyre, dhe më shumë në shtëpinë e Krasniqit e shoh të gjithë procesin të çuditshëm”, është shprehur ai.

Sipas Walker, presidentin serb Vucic, që ka qenë ministër i Milosevicit, nuk e ka akuzuar askush në gjithë këto vite

“Sipas mendimit tim nuk ka pasur përpjekje të ngjashme ndaj palës serbe. Së fundmi pati zgjedhje në Serbi, dhe z. Vuçiç është akoma në pushtet. Por z. Vuçiç ishte propagandues, ishte ministër i informacionit të Millosheviçit, gjatë periudhës më të keqe të gjenocidit. Nuk kam dëgjuar që askush ta akuzoje atë për asgjë, në asnjë lloj procesi ligjor dhe e shoh situatën shume asimetrike. Dy palët po trajtohen në mënyra të ndryshme. Ironia është se pala fituese po paguan çmimin dhe pala humbëse, Serbisë nuk po i kërkohet përgjegjësi për krimet e tmerrshme që ka kryer, për të cilat njerëzit e misionit tim ishin dëshmitarë”, ka thënë Walker.

Related Posts

Lajme

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021
Lajme

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021
Lajme

Paralajmëron Valbon Krasniqi: Po vjen një valë e re e infektimeve me koronavirus, ndikoi fushata zgjedhore

5 Mars, 2021
Lajme

A e ka arritur Kosova shkallën e imunizimit të turmës? Kjo është përgjigja e Armend Zemajt!

5 Mars, 2021
Lajme

Në Kosovë deri sot kanë vdekur mbi 1 mijë e 600 persona nga koronavirusi

5 Mars, 2021
Lajme

Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

4 Mars, 2021

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest

Mbyllja e shkollave, flet Rrahman Jasharaj

13 Nëntor, 2020
Rexhep Selimi telefonon zyrtarët e Vetëvendosjes nga Haga, bëhet e ditur se çfarë i pyeti

Rexhep Selimi telefonon zyrtarët e Vetëvendosjes nga Haga, bëhet e ditur se çfarë i pyeti

12 Nëntor, 2020
Nervozohet mjekja e QKUK-së: Mbyllje totale, edhe trutë ua kisha mbyllë

Nervozohet mjekja e QKUK-së: Mbyllje totale, edhe trutë ua kisha mbyllë

12 Nëntor, 2020
Faton Mehmeti: Hallall ua bëj milionat, vilat, makinat e shtrenjta, por kurrë nuk ua bëj hallall që na keni vrarë ëndrrat

Faton Mehmeti: Hallall ua bëj milionat, vilat, makinat e shtrenjta, por kurrë nuk ua bëj hallall që na keni vrarë ëndrrat

10 Nëntor, 2020

S’ka më temperatura të larta, kështu do të jetë moti ditëve në vijim në Kosovë

0

Pagat për punëtorët e bizneseve, Ministria e Financave del me këtë njoftim

0
Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

0

Rritja e rasteve me koronavirus – Raka paralajmëron për një dimër të vështirë

0

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021

Flet Gëzim Kelmendi: Ne humbëm këto zgjedhje por nuk e humbëm fytyrën

5 Mars, 2021

Paralajmëron Valbon Krasniqi: Po vjen një valë e re e infektimeve me koronavirus, ndikoi fushata zgjedhore

5 Mars, 2021

Të Fundit

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.