Një person nga Deçani ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Gazeta Metro.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, i cili tha se për 24 orë si pasojë e COVID-19 ka vdekur një qyetar nga kjo komunë, pesë të tjerë janë shëruar, ndërsa 2 qytetarë janë konfirmuar pozitivë.
“Deri më sot, në komunën tonë janë të identifikuara 236 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 175 të shëruar plotësisht, 12 kanë humbur jetën dhe 50 raste janë akoma aktive”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.
Kujtojmë se IKSHPK njoftoi sot për 7 vdekje nga COVID-19, 91 të shëruar dhe 337 raste të konfirmuara me koronavirus.
Ndryshe, plot 3880 raste aktive me koronavirus janë aktualisht në Kosovë, shifër kjo që është rritur shumë ditëve të fundit./gazetametro.net
Discussion about this post