Publicisti shqiptar në SHBA, Uk Lushi, e ka cilësuar të ulët sjelljen e Albin Kurtit, pasi kryetari i LVV-së sot e bëri një reagim në lidhje me ngritjen e aktakuzës ndaj bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimit nga ana e Gjykatës Speciale.
Me një shkrim në Facebook, Lushi e pyet Kurtin se pse nuk reagoi njëjtë edhe për luftëtarët e tjerë të UÇK-së, siç është rasti i Jakup Krasniqit, duke i thënë se ushtarët e kombit nuk ndahen.
“Pse ti Albin Kurti reagon vetëm për ngritje aktakuze nga Specialja për bashkëpartiakun Rexhep Selimi?!”
“Pse ti Albin Kurti nuk reagon për çdo luftëtar të UÇK-së si për Rexhep Selimin?!”
“A do të reagosh dhe angazhohesh për çdo luftëtar të UÇK-së apo vetëm kënd e veçon dhe selekton ti?!”
“Për ne ushtarët e lirisë si Rexhep Selimi, si Jakup Krasniqi, si çdo luftëtar tjetër ishin dhe janë UÇK. Ne ushtarët e UÇK-së parti mbi partitë kemi pasë, kemi dhe do ta kemi lirinë e Kosovës”.
“Albin, ushtria dhe ushtarët jemi të krejt kombit. Nuk ndahen ushtarët, o Albin!”
“Shumë e ulët sjellja jote! Po më kujtohet këto çaste kur më tregoje para disa vitesh se kishe biseda me Bacën Jakup Krasniqi dhe mbase ai do të kalonte në VV. A vetëm nëse ai do të kishte kaluar në VV do të kishe reaguar?!”
“Albin, pavarësisht në cilën parti janë ish-ushtarët e UÇK-së sot; dje, sot dhe nesër, ne ish-luftëtarët, të gjithë ishim vetëm në një USHTRI– USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!”
“Edhe ushtarët që s’jemi në VV jemi UÇK! Edhe shqiptarët që s’jemi në VV jemi shqiptarë!”, shkroi Lushi në postimin e tij, ku e ka bashkangjitur edhe një fotografi të Kurtit, në prapavijë të së cilit shihet emblema e UÇK-së.
Discussion about this post