• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E mërkurë, 24 Shkurt, 2021
6 °c
Pristina
8 ° Thu
7 ° Fri
3 ° Sat
2 ° Sun
Kosova24
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Tërheqja e 10% të kursimeve pensionale është shumë problematike

by Kosova24
8 Nëntor, 2020
in Ekonomi
Tërheqja e 10% të kursimeve pensionale është shumë problematike
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” (IPS-MK) ka publikuar numrin e tretë të “Monitoruesit Social e Demokratik” lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga institucionet shtetërore dhe publike të Republikës së Kosovës.

Në bazë të monitorimit të vendimeve dhe masave institucionale të ndërmarra nga 1 gushti deri 31 shtator 2020, IPS-MK vlerëson se se masa për tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale është shumë problematike për nga aspekti social.

Tërheqja e 10% të kursimeve pensionale është masë e kulluar ekonomike që rrit kërkesën agregate, por nuk ofron ndihmën thelbësore për shumicën e qytetarëve të Kosovës. Përderisa 155 milionë euro (72.14% e vlerës së gjithmbarshme) u takojnë kategorive më të pasura të kontribuesve (19.94% të të gjithë kontribuesve), afërsisht 60 milion (27.86% të vlerës së përgjithshme) do t’u shpërndahen 3 kategorive me kursime më të pakta që përbëjnë 80.06% të të gjitha llogarive.

Përpos që paraqet një pasqyrë të trishtë të pabarazisë sociale, kjo është shenjues i rëndësishëm edhe ekonomik. Sepse gjasat janë shumë të mëdha që shtresat me më pak të hyra ta orientojnë konsumin e tyre kah artikujt bazë, kryesisht ushqimor, të cilët mund të llogarisim që do t’i shpenzojnë paratë e tyre (60 million) në ekonominë vendore, përderisa pjesa tjetër prej 155 milionëve ka rrezik të dalë jashtë vendit, duke u orientuar në artikuj dhe shërbime më luksoze.

Po ashtu, Qeveria duhet të sigurohet që fondet për bizneset e Kosovës, të cilat do të përdoren për t’i subvencionuar pagat e punëtorëve në shumën prej 289 euro, të përdoren edhe për fuqizimin e pozitës së punëtorëve. Masat e deritashme të qeverisë (pakoja e rimëkëmbjes, tërheqja e kursimeve pensionale, etj.) janë të përqendruara te lehtësirat për bizneset dhe krijimin e mundësive shtesë financiare për të punësuarit. Përpos që ky përqendrim i vendimmarrjes te punëdhënësit krijon mundësi keqpërdorimi të fondeve publike, ai anashkalon shtresat sociale e të papunët të cilët goditen shumë më rëndë nga kriza krahasuar me cilëndo shtresë shoqërore.

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” denoncon mungesën e transparencës nga Qeveria e Republikës së Kosovës në lidhje me ndihmën qeveritare që është ofruar për komunitetet joshumicë përgjatë pandemisë Covid-19. Megjithë përpjekjet IPS-MK, organet përgjegjëse të Qeverisë nuk kanë dhënë informacione lidhur me shpërndarjen e mjeteve financiare publike dhe përkujdesjen shëndetësore për këto komunitete. Kjo mostransparencë e organeve të Qeverisë së Kosovës paraqet shkelje e të drejtave të qytetarëve për të pasur informacionin në lidhje me çështjet e interesit publik, si e drejtë që buron nga garancitë kushtetuese dhe ligjore, nga të drejtat ndërkombëtare dhe vendore për qasje në dokumente publike.

Related Posts

Ekonomi

Nëse sot kalon Projektligji, paratë e Trustit për pak ditë do të kalojnë në llogaritë e qytetarëve

11 Nëntor, 2020
A e dini sa para kanë kosovarët të kursyera nëpër banka? Përgjigja do t’ju habisë
Ekonomi

A e dini sa para kanë kosovarët të kursyera nëpër banka? Përgjigja do t’ju habisë

1 Nëntor, 2020
Ekonomi

Dalin pagat për punëtorët që punojnë në institucionet e Kosovës

30 Tetor, 2020
Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale
Ekonomi

Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

30 Tetor, 2020
Ekonomi

Pagat për punëtorët e bizneseve, Ministria e Financave del me këtë njoftim

30 Tetor, 2020

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Zeka jep lajmin tjetër, zbulon emrat e tre komandantëve të UÇK’së që ju është konfirmuar aktakuza nga Specialja

Zeka jep lajmin tjetër, zbulon emrat e tre komandantëve të UÇK’së që ju është konfirmuar aktakuza nga Specialja

6 Nëntor, 2020
Rrëfimi i padëgjuar i pronarit të ‘Shtëpisë së Verdhë’: Një serb ma kërkoi më qira, ja si shkoi aty Dik Marti

Rrëfimi i padëgjuar i pronarit të ‘Shtëpisë së Verdhë’: Një serb ma kërkoi më qira, ja si shkoi aty Dik Marti

7 Nëntor, 2020
Këta janë veteranët ‘mashtrues’ të Gjilanit (EMRAT)

Këta janë veteranët ‘mashtrues’ të Gjilanit (EMRAT)

30 Tetor, 2020
Lajm i mirë po i pret pensionistët kontributdhënës, ja çka pritet të përfitojnë!

Lajm i mirë po i pret pensionistët kontributdhënës, ja çka pritet të përfitojnë!

11 Nëntor, 2020
Lajçaku e mban në zyre një hartë që e shfaq Kosovën pjesë të Serbisë

Lajçaku e mban në zyre një hartë që e shfaq Kosovën pjesë të Serbisë

0

Pagat për punëtorët e bizneseve, Ministria e Financave del me këtë njoftim

0
Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

0

Rritja e rasteve me koronavirus – Raka paralajmëron për një dimër të vështirë

0
Lajçaku e mban në zyre një hartë që e shfaq Kosovën pjesë të Serbisë

Lajçaku e mban në zyre një hartë që e shfaq Kosovën pjesë të Serbisë

24 Shkurt, 2021

Haki Abazi mbetet jashtë Kuvendit

24 Shkurt, 2021
Shkumbin Demaliaj mbetet jashtë Kuvendit

Shkumbin Demaliaj mbetet jashtë Kuvendit

24 Shkurt, 2021
26 vjeçarit nga Suhareka po i duhen veç edhe 5 mijë euro për shërim

26 vjeçarit nga Suhareka po i duhen veç edhe 5 mijë euro për shërim

24 Shkurt, 2021

Të Fundit

Lajçaku e mban në zyre një hartë që e shfaq Kosovën pjesë të Serbisë

Lajçaku e mban në zyre një hartë që e shfaq Kosovën pjesë të Serbisë

24 Shkurt, 2021

Haki Abazi mbetet jashtë Kuvendit

24 Shkurt, 2021

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.Ok