Studentja shqiptare, Besmira Bylybkashi në një rrëfim për Abc news, tregoi se si u gjetën viktimat nën rrënoja, transmeton Gazeta Sinjali.
Ajo thekson se pas 24 orësh kërkimi, nën rrënoja u gjet nëna e vdekur e cila kishte mbuluar me trupin e saj të birin 28-vjeçar.
“Nëna dhe djali u gjetën të përqafuar në rrënoja. Nëna e kishte mbuluar djalin me trupin e saj”, u shpreh ajo. /Gazeta Sinjali/
Discussion about this post