• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E hënë, 6 Shkurt, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

Rrëfimi i veteranes Mimoza Shala, në moshën 17 vjeçare iu bashkua UÇK-së

by Kosova24
12 Nëntor, 2020
in Lajme
Rrëfimi i veteranes Mimoza Shala, në moshën 17 vjeçare iu bashkua UÇK-së
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte vetëm 17 vjeçare kur i ishte bashkuar luftës së fundit në Kosovë.  Atëherë kur nuk dinte se si do të mbaronte e sotmja dhe nuk e dinte nëse do ta niste të nesërmen.

Është kjo Mimoza Shala, nga qyteti i Gjakovës, e cila ishte pjesëmarrëse në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Dukagjinit.

Atë kohë ajo e kujton me plot dhimbje.

Ideja për t’iu bashkuar luftës, në vitet 1998-99 erdhi nga një grup i vogël nxënësish, të cilët e kishin një qëllim: të ju dalin në ndihmë shokëve dhe çlirimin e vendit.

“Ende nuk i kisha mbushur 17 vjet. U mobilizuam bashkë me shokë e shoqe në gjimnaz. Pra organizimi ynë ishte në shkollë. Ishte fundit i vitit 1998 ku iu bashkuam UÇK-së. Veprimtaria ynë kryesisht ishte në Zonën Operative të Dukagjinit…Deri në çlirim kam qenë pjesë e Brigadës 137- Gjakova”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Mimoza Shala.

Përveç vështirësive , ajo kujton momentin më të dhimbshëm, në kohën kur ajo ishte ushtare.

“Rasti i Yllka Domit dhe Kushtrim Hoxhës më kanë mbetur në mendje dhe asnjëherë nuk më largohen. Yllka Domi ra Çabrat. E kam kujtesë të freskët pasi ishim në gjeneratë dhe ndihesha e pafuqishme të bëjë diçka që ajo të jetojë. Ndërsa Kushtrimin e kujtoj nga malet te Reka e Keqe. Kur zgjohem në mëngjes e shoh që Kushtrimi kishte vdekur dhe vëllai i flinte te koka e tij ndërsa babai te këmbët. Mos të flasim për varrimin e tij, ku nuk kishim as mjete dhe varrin u detyruam ta hapim me thika e grushte”, tregon veterania.

Mimoza u plagos më 7 maj 1999 gjatë luftimeve në kodrën e Çabratit në Gjakovë. Vullneti i saj për jetë, e bëri që ajo të kalojë këtë sfidë, duke u shëruar në male.

“U plagosa me 7 maj në Betejën e Çabratit. Aty humbëm disa shokë e shoqe. U kujdes një teknik që quhej Shkëlzen Gashi por edhe u kujdesa për veten. Refuzova të shkojë për shërim në Tiranë. U shërova maleve pasi metabolizmi im punonte mirë”, tregon më tej Mimoza Shala.

Pas 21 viteve çlirim të vendit, Mimoza Shala e kujton kohën e luftës me të njëjtën dhimbje, për humbjen e shokëve. Ndërsa me gojën plotë ka thënë se prapë do ta bënte të njëjtën gjë!/RTV Dukagjini/Telegrafi/

Related Posts

Lajme

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021
Lajme

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021
Lajme

Paralajmëron Valbon Krasniqi: Po vjen një valë e re e infektimeve me koronavirus, ndikoi fushata zgjedhore

5 Mars, 2021
Lajme

A e ka arritur Kosova shkallën e imunizimit të turmës? Kjo është përgjigja e Armend Zemajt!

5 Mars, 2021
Lajme

Në Kosovë deri sot kanë vdekur mbi 1 mijë e 600 persona nga koronavirusi

5 Mars, 2021
Lajme

Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

4 Mars, 2021

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest

Mbyllja e shkollave, flet Rrahman Jasharaj

13 Nëntor, 2020
Rexhep Selimi telefonon zyrtarët e Vetëvendosjes nga Haga, bëhet e ditur se çfarë i pyeti

Rexhep Selimi telefonon zyrtarët e Vetëvendosjes nga Haga, bëhet e ditur se çfarë i pyeti

12 Nëntor, 2020
Nervozohet mjekja e QKUK-së: Mbyllje totale, edhe trutë ua kisha mbyllë

Nervozohet mjekja e QKUK-së: Mbyllje totale, edhe trutë ua kisha mbyllë

12 Nëntor, 2020
Faton Mehmeti: Hallall ua bëj milionat, vilat, makinat e shtrenjta, por kurrë nuk ua bëj hallall që na keni vrarë ëndrrat

Faton Mehmeti: Hallall ua bëj milionat, vilat, makinat e shtrenjta, por kurrë nuk ua bëj hallall që na keni vrarë ëndrrat

10 Nëntor, 2020

S’ka më temperatura të larta, kështu do të jetë moti ditëve në vijim në Kosovë

0

Pagat për punëtorët e bizneseve, Ministria e Financave del me këtë njoftim

0
Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

0

Rritja e rasteve me koronavirus – Raka paralajmëron për një dimër të vështirë

0

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021

Flet Gëzim Kelmendi: Ne humbëm këto zgjedhje por nuk e humbëm fytyrën

5 Mars, 2021

Paralajmëron Valbon Krasniqi: Po vjen një valë e re e infektimeve me koronavirus, ndikoi fushata zgjedhore

5 Mars, 2021

Të Fundit

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.