Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ju ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat për parandalim të përhapjes së virusit.
“Trajektores së kuqe që ka filluar të ngrihet, mund t’ia ndalim hovin vetëm duke i rrespektuar masat për parandalim të përhapjes së virusit”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i plotë:
Të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë!
Vetëm duke mbajtur maskën dhe duke ruajtur distancën, mund ta fusim nën kontroll këtë valë të dytë të #COVID19 dhe ta mundim virusin.
Numri i testimeve për COVID-19 po rritet, sikurse po rritet edhe numri i rasteve. Ne vazhdojmë ta kemi situatën nën kontroll dhe kemi shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën. Institucionet tona po e bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontrollë këtë situatë, sidomos stafi shëndetësor, prandaj t’i ndihmojmë ata.
Ta bëjmë këtë për shëndetin tonë, të familjes dhe të afërmve tanë. Ta bëjmë për mirëqenien tonë.
Trajektores së kuqe që ka filluar të ngrihet, mund t’ia ndalim hovin vetëm duke i rrespektuar masat për parandalim të përhapjes së virusit.
#VendoseMasken #MbajeDistancen #MbajeHigjienen
Discussion about this post