• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E diel, 29 Janar, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

Pritet ndryshim i çmimit të naftës në Kosovë, ky do të jetë çmimi i ri

by Kosova24
3 Mars, 2021
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

NaftaDitëve të fundit në Kosovë ka pasur rritje të çmimit të derivateve, e rritje të çmimeve paralajmërohet se do të ketë edhe ditëve në vijim. Aktualisht çmimi i dizelit në Kosovë është 98 centë, ndërsa i benzinës 1 euro, e ky çmim pritet të rritet për 5 centë.

Lirim të çmimit të derivateve deri në 80 centë kishte pasur një vit më herët kur në Kosovë u shënuan rastet e para me COVID-19.

Teksa pranon që ka rritje të çmimeve të derivateve ditëve të fundit, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë se në këtë ndikon Berza dhe Organizata prodhuese OPEK, por që sërish potencon se në vend janë çmimet më të lira në rajon.

Berjani: Përafërsisht pritet të ketë rritje deri në 5 cent“Në tregjet ndërkombëtare ka rritje të çmimit e kjo do të reflektojë ditët në vijim edhe tek ne në Kosovë. Këto ditë çmimi është duke u rritur thuajse mund të themi lirisht një rritje shumë e lehtë me nga 1 cent në ditë, po në çmimet me pakicë nuk janë duke u lëvizur këto çmime janë që një kohë të gjatë. Përafërsisht pritet të ketë rritje deri në 5 centë. Kjo ndikon në mënyrë automatike, kështu çmimi është sot mesatar 98 centë, do të thotë do të kemi mbi 1 euro çmimin në tregun tonë të Kosovës”, thotë ai.

Në rritjen e çmimit të derivateve, Berjani thotë se po ndikon prodhimi më i ulët që po bëhet si pasojë e pandemisë COVID-19.

Pikërisht pandemia thotë se kishte ndikuar që një vit më herët të ketë lirim të çmimit të këtyre derivateve.

Berjani: Dihet se pandemia ka ndikuar në çmim dhe sot është duke ndikuar

“Dihet se çmimin e përcakton Berza dhe organizata prodhuese OPEC, kështu që ka pasur prodhim më të vogël dhe kur ka prodhim më të ulët gjithmonë edhe rritet çmimi. Po në Kosovë sot çmimet sillen përafërsisht 0.98 centë dizeli, benzina është 1 euro, kështu që çmimet në Kosovë janë më të lirat në regjion. Dihet se pandemia ka ndikuar në çmim dhe sot është duke ndikuar, se qarkullimi nuk ka qenë në pandemi ashtu siç duhet të jetë normalisht. Ndërsa, çmimet sot sillen në suaza të normales dhe çmimi për momentin është më i liri në regjion, qytetarët e Republikës tonë janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion përveç Maqedonisë e cila e ka 20 centë më lirë”, thotë ai.

Pavarësisht paralajmërimit se do të ketë rritje të çmimit të derivateve, ai thotë se qytetarët e Kosovës janë duke u furnizuar me derivate cilësore.

Berjani: Qytetarët janë duke u shërbyer me derivate kualitative“Sa i përket cilësisë së derivateve të naftës besoj që qytetarët e kanë treguar realitetin, sepse nuk ka pasur ankesa. Është departamenti në Ministri të Tregtisë që kur ka naftë jo cilësore qytetarët duhet të lajmërojnë, kështu që qytetarët janë duke u shërbyer me derivate kualitative siç janë shtetet në regjion. Do të thotë këtë vit nuk kemi pasur probleme dhe nuk ka pasur ankesa”, thotë ai.

Naftëtarët në vend, Berjani thotë se janë përballur me probleme të shumta si pasojë e udhëzimeve administrative për pastrimin e rezervuarve dhe atij për kontroll të cilësisë së derivateve.

Berjani: Ne i kemi pasur dy probleme me udhëzime administrative“

Ne i kemi pasur dy probleme me udhëzime administrative, pastrimin e rezervuarve të cilin e anuloi kryeministri dhe tash e kemi që kontrolli i cilësisë të jetë në Ministrinë e Tregtisë apo do të jetë nën juridiksionin e Doganës së Kosovës. Ne si shoqatë kemi pasur takim me kryeministrin, kemi pasur takim edhe me ministrin Vesel Krasniqi. Kryeministri e tha para disa ditëve se ky udhëzim administrativ do të anulohet, sepse është në kundërshtim me të gjitha dispozitat ligjore dhe ne apelojmë që sa më parë ky udhëzim duhet të anulohet, kur dihet se Dogana e Republikës së Kosovës e ka kryer siç është më së miri (të njëjtën punë) dhe te të gjitha shtetet në regjion dhe në Evropë këtë punë e bënë Dogana. Pigmentimin ose ngjyrosjen të cilën e autorizon te një kompani tjetër, mendoj se është shumë gabim. Dogana e Republikës së Kosovës duhet ta bëjë këtë punë nuk i kushton bizneseve, përndryshe në qoftë se lejohet në kompani private ky çmim do të rritet, qytetari do të paguajë me siguri për 5 centë më shtrenjtë 1 litër dizel”, thotë Berjani.

Përveç këtyre, ai thotë se ky sektor është goditur edhe nga pandemia COVID-19, ku thotë se kanë pasur probleme të shumta.

Related Posts

Lajme

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021
Lajme

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021
Lajme

Paralajmëron Valbon Krasniqi: Po vjen një valë e re e infektimeve me koronavirus, ndikoi fushata zgjedhore

5 Mars, 2021
Lajme

A e ka arritur Kosova shkallën e imunizimit të turmës? Kjo është përgjigja e Armend Zemajt!

5 Mars, 2021
Lajme

Në Kosovë deri sot kanë vdekur mbi 1 mijë e 600 persona nga koronavirusi

5 Mars, 2021
Lajme

Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

4 Mars, 2021

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest

Mbyllja e shkollave, flet Rrahman Jasharaj

13 Nëntor, 2020
Rexhep Selimi telefonon zyrtarët e Vetëvendosjes nga Haga, bëhet e ditur se çfarë i pyeti

Rexhep Selimi telefonon zyrtarët e Vetëvendosjes nga Haga, bëhet e ditur se çfarë i pyeti

12 Nëntor, 2020
Nervozohet mjekja e QKUK-së: Mbyllje totale, edhe trutë ua kisha mbyllë

Nervozohet mjekja e QKUK-së: Mbyllje totale, edhe trutë ua kisha mbyllë

12 Nëntor, 2020
Faton Mehmeti: Hallall ua bëj milionat, vilat, makinat e shtrenjta, por kurrë nuk ua bëj hallall që na keni vrarë ëndrrat

Faton Mehmeti: Hallall ua bëj milionat, vilat, makinat e shtrenjta, por kurrë nuk ua bëj hallall që na keni vrarë ëndrrat

10 Nëntor, 2020

S’ka më temperatura të larta, kështu do të jetë moti ditëve në vijim në Kosovë

0

Pagat për punëtorët e bizneseve, Ministria e Financave del me këtë njoftim

0
Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

0

Rritja e rasteve me koronavirus – Raka paralajmëron për një dimër të vështirë

0

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021

Flet Gëzim Kelmendi: Ne humbëm këto zgjedhje por nuk e humbëm fytyrën

5 Mars, 2021

Paralajmëron Valbon Krasniqi: Po vjen një valë e re e infektimeve me koronavirus, ndikoi fushata zgjedhore

5 Mars, 2021

Të Fundit

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.