Sot pritet të merrët vendim që Prishtina të futet në karantinë, pasi që është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi, raporton Gazeta Evropa.
Ndaj mundësisë së futjes në karantinë të kësaj komune, ka reaguar Shpend Ahmeti.
“Futja vec e Prishtinës në karantinë është kot. Në qoftë se e marrim numrin e testeve dhe përqindjen e rasteve pozitive për çdo ditë, del se përqindja është e njejtë si më Prishtinë si në krejt Kosovën”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.
Komiteti për menaxhimin e pandemisë pritet të merr vendim për aplikimin e disa masave shtesë për ta luftuar pandeminë COVID-19. / Gazeta Evropa/
Discussion about this post