Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Sipas këtij, instituti, vranësirat gjatë orëve të vona të ditës së hënë dhe pjesës së parë të ditës së marte, parashihen të sjellin reshje shiu.
“Në mëngjes nëpër lugina parashihet të ketë mjegull”, thuhet në këtë njoftim.
Po ashtu, sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në këtë njoftim.
Discussion about this post