Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbajtur mbledhje të enjten ku është marrë vendim që të organizohet një protestë për të kundërshtuar arrestimet e Gjykatës Speciale dhe ngritjen e aktakuzave ndaj ish Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Faton Klinaku nga kjo organizatë ka thënë se për ditën se kur do të mbahet kjo protestë do të vendoset nesër në Këshillin Drejtues, njofton Klan Kosova.
“Nuk po thërrasim protesta të dhuenshme, por paqësore. Veteranët po kërkojnë protesta kundër padrejtësive që po i ndodhin Kosovës”, ka thënë Klinaku.
“I kemi parasysh edhe këshillat e IKSHP, protesta do të jetë në bazë të tyre. Ne thërrasim protestë gjithëpopullore”.
Discussion about this post