• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E hënë, 19 Prill, 2021
3 °c
Pristina
7 ° Tue
8 ° Wed
10 ° Thu
9 ° Fri
Kosova24
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result
Home Bota

OBSH ngre alarmin: Rriten infeksionet me koronavirus në shkallë globale

by Kosova24
3 Mars, 2021
in Bota, Shëndetësi
OBSH ngre alarmin: Rriten infeksionet me koronavirus në shkallë globale
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se për herë të parë në shtatë javë infeksionet e reja me koronavirus janë rritur globalisht. Zyrtarët shprehën shqetësimin se rastet mund të rriten ndjeshëm sërish.

Sipas OBSH-së rritja e rasteve ka ndodhur në katër rajone: në dy kontinentet Amerikane, në Mesdheun Lindor, Evropë dhe Azinë Juglindore. Sipas zyrtarëve ky zhvillim ishte “zhgënjyes, por jo befasues” dhe mund të lidhet me zbutjen e masave kufizuese.

Sipas OBSH-së do të ishte “jorealiste” të mendohej se pandemia mund të ndalet deri në fund të vitit.

Paralajmërimet vijnë pas një rënie të mprehtë të rasteve me koronavirus dhe vdekjeve në shumë pjesë të botës, zhvillim që së bashku me prodhimin e vaksinave, kishin rritur shpresat se përhapja e koronavirusit do të vazhdonte me një prirje drej rënies.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e shëndetësisë po paralajmërojnë për një shtim tjetër të rasteve që mund të ketë lidhje me variantet e reja të virusit.

Vendi po përballet ndërkaq me një mungesë kritike vaksinash, gjë që ka shtyrë një numër në rritje ekspertësh të shëndetit publik të sugjerojnë përdorimin e vetëm një doze nga vaksinat e parashikuara të përdoren me dy të tilla.

Por doktor Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, i tha gazetës “Washington Post” të martën se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të zbatojnë regjimin me dy doza të vaksinave të Pfizer-BioNTech dhe Moderna-s.

Doktor Fauci paralajmëroi se kalimi tek strategjia me një dozë mund t’i linte njerëzit më pak të mbrojtur dhe të bëhej shkak për përhapjen e varianteve të ndryshme të virusit.

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive i tha gazetës se “hendeku mes ofertës dhe kërkesës do të zvogëlohet shumë shpejt e më pas do të kapërcehet” pasi kompanitë Pfizer e Moderna të përmbushin zotimin e tyre për të siguruar 220 milionë doza deri në fund të marsit, së bashku me zotimin e kompanisë Johnson & Johnson për të shpërndarë 20 milionë doza të vaksinës së saj me një doze, brenda këtij muaji.

Related Posts

Mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Lajme

10,318 raste aktive me koronavirus në Kosovë, sot mblidhet Komiteti për vlerësimin e situates

12 Mars, 2021
Klinika e Pulmologjisë nuk ka as Vitaminë C
Lajme

Klinika e Pulmologjisë nuk ka as Vitaminë C

9 Mars, 2021
Lajme

Covid-19 merr hov, për një javë afër 4 mijë të infektuar në Kosovë

8 Mars, 2021
Mjekimi i pacientëve me Covid-19, në Kosovë s’ka asnjë rezervë të plazmës së gjakut
Lajme

Mjekimi i pacientëve me Covid-19, në Kosovë s’ka asnjë rezervë të plazmës së gjakut

7 Mars, 2021
Mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Lajme

Mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

7 Mars, 2021
Lajme

IKSHPK ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët pas publikimit të rasteve të reja me Covid-19

6 Mars, 2021

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Zeka jep lajmin tjetër, zbulon emrat e tre komandantëve të UÇK’së që ju është konfirmuar aktakuza nga Specialja

Zeka jep lajmin tjetër, zbulon emrat e tre komandantëve të UÇK’së që ju është konfirmuar aktakuza nga Specialja

6 Nëntor, 2020
Rrëfimi i padëgjuar i pronarit të ‘Shtëpisë së Verdhë’: Një serb ma kërkoi më qira, ja si shkoi aty Dik Marti

Rrëfimi i padëgjuar i pronarit të ‘Shtëpisë së Verdhë’: Një serb ma kërkoi më qira, ja si shkoi aty Dik Marti

7 Nëntor, 2020
Këta janë veteranët ‘mashtrues’ të Gjilanit (EMRAT)

Këta janë veteranët ‘mashtrues’ të Gjilanit (EMRAT)

30 Tetor, 2020
Lajm i mirë po i pret pensionistët kontributdhënës, ja çka pritet të përfitojnë!

Lajm i mirë po i pret pensionistët kontributdhënës, ja çka pritet të përfitojnë!

11 Nëntor, 2020
21-vjeçarja nga Prishtina vdes prej koronavirusit

21-vjeçarja nga Prishtina vdes prej koronavirusit

0

Pagat për punëtorët e bizneseve, Ministria e Financave del me këtë njoftim

0
Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

0

Rritja e rasteve me koronavirus – Raka paralajmëron për një dimër të vështirë

0
21-vjeçarja nga Prishtina vdes prej koronavirusit

21-vjeçarja nga Prishtina vdes prej koronavirusit

23 Mars, 2021

Vehbi Kajtazi: Kurti nuk ka bashkëpunuar me partitë për zgjedhjen e presidentit, por ka tentuar ta djegë Kuvendin

12 Mars, 2021
Abdixhiku: Albin Kurti ka ide të zhbërjes së shtetit të Kosovës, ka ide të gabuara

Abdixhiku: Albin Kurti ka ide të zhbërjes së shtetit të Kosovës, ka ide të gabuara

12 Mars, 2021
Lumir Abdixhiku: Rrëzimi i Qeverisë në kohë pandemie ishte gabim!

Lumir Abdixhiku: Rrëzimi i Qeverisë në kohë pandemie ishte gabim!

12 Mars, 2021

Të Fundit

21-vjeçarja nga Prishtina vdes prej koronavirusit

21-vjeçarja nga Prishtina vdes prej koronavirusit

23 Mars, 2021

Vehbi Kajtazi: Kurti nuk ka bashkëpunuar me partitë për zgjedhjen e presidentit, por ka tentuar ta djegë Kuvendin

12 Mars, 2021

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.Ok