Ushtruesi i detyrës së Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker, që kohë më parë e kishte quajtur liderin e Vetëvendosjes palaço pritët që të jetë nënsekretar i shtetit amerikan për Europë, gjatë presidencës së Joe Biden, shkruan Gazeta Metro.
Reeker, i cili gjatë kohës sa ishte ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, e kishte quajtur palaço liderin e VV’së dhe ishte shprehur shumë ashpër ndaj politikave dhe sjelljeve që VV’ja përdorte.
“Nuk kam agjendë personale. Unë jam diplomat. E përfaqësoj Sekretarin dhe Presidentin. Ambasadorja Jacobson është përfaqësuesja personale e Presidentit të SHBA’së në Republikën e Kosovës. Palaçot që duan të luajnë dhe që të jenë të dhunshëm, duhet të mendojnë dy herë se çfarë po i bëjnë pjesës tjetër të vendit”, ishte shprehur Reeker.
Philip Reeker ishte jashtëzakonisht i ashpër por nuk mund të mohohet edhe incidenti ishte i jashtëzakonshëm dhe mund të kishte pasoja më të rënda asokohe. Pasojat e kësaj ende i vuan Lëvizja e Kurtit për lojën e tyre të rrezikshme të politikës së rrugës.
Reeker e kishte qortuar Lëvizjen “Vetëvendosje” pse po i kundërvihej proceseve politike që mbështeten nga administrata amerikane.
Ai gjithashtu kishte theksuar asokohe se kushdo që u kundërvihet këtyre proceseve të shtete-ndërtimit, i kundërvihet edhe politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kurti ishte ankuar kot “është një gjuhë e padenjë për një zyrtar dhe e padrejtë ndaj nesh” kishte thënë atëherë lideri i pamohueshëm i VV’së në një deklaratë të çuditshme.
Vlen të theksohet se ushtruesi i detyrës së ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Philip Reeker, kishte refuzuar ta takojnë me Albiin Kurtin gjatë kohës sa ky ishte kryeministër i Kosovës./gazetametro.net
Discussion about this post