Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor do të publikohen nesër, shkruan Gazeta Sinjali.
Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ ka thënë se deri sot në mbrëmje pritet të përfundojë numërimi i votave nga diaspora.
“Jemi pothuaje në përfundim të numërimit të fletëvotimeve. Kjo do të përmbyllet deri në orët e mbrëmjes. QNR-së i duhen disa orë kohë për ta përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.
“Rezultatet do të shpallen ditën e enjte më 4 mars, do të përfshijnë rezultatet për të gjitha paryitë, komunave, qendrave të votimeve dhe rezultateve të votimit me kusht dhe me diasporë”, ka shtuar ai.
Discussion about this post