Pak minuta më parë Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së për shkak të rezultatit negativ në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.
Tani, Gazeta Sinjali mëson se përveç dorëheqjes së Mustafës, pritet dorëheqja edhe e nënkryetarëve të tjerë në këtë subjekt politik.
Po ashtu, të njëjtat burime bëjnë të ditur se në LDK do të caktohet një ushtrues i detyrës së kryetarit deri në organizimin e Kuvendit Zgjedhor.
Në rezultatet e fundit nga KQZ-ja, LDK-ja ka marrë 13.08% të votave./Gazeta Sinjali/
Discussion about this post