Në 24 orët e fundit në Kosovë u shënuan 7 raste të reja të vdekjes nga koronavirusi. Kjo çoi shifrën totale të të vdekurve nga COVID-19 në 1,627, shkruan Gazeta Sinjali.
Numri total i rasteve pozitive, prej marsit të vitit të kaluar deri sot, është 71.344 raste nga 319.338 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga COVID-19 është 61.014 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.703./Gazeta Sinjali/
Discussion about this post