Kryetari i Partisë Socialdemokreate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar kreun e VV-së , Albin Kurti, për mosreagim ndaj aktakuzës së ngritur ndaj Hashim Thaçit.
Molliqaj ka thënë në REPORTERI/INTERVISTA se Kurti shkruan statuse në rrjetet sociale edhe kur gruaja e tij boton ndonjë libër, por nuk ka reaguar për presidentin.
“Albin Kurti shkruan për gjithçka (në rrjete sociale), kur boton edhe një libër gruaja e tij, por nuk shkruan kur presidenti akuzohet”, ka thënë Molliqaj.
Kujtojmë se VV ka reaguar përmes një kumtese duke thënë se shpreson që Thaçi e të tjerët të shpallen të pafajshëm.
Discussion about this post