Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të diasporës, shkruan Gazeta inFokus.
Deri me tani janë numëruar 14,133 vota dhe Lëvizja Vetëvendosje po prinë bindshëm ndaj partive tjera, duke marrë 10,322 vota apo 73% të tyre.
Pas Vetëvendosjes radhitet LDK-ja me 1,271 vota, ndjekur nga PDK me 1,241 sosh.
KQZ ka bërë të ditur se janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime nga diaspora që do të numërohen në QNR./Gazeta inFokus/
Discussion about this post