Përfaqësuesi i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak sot do të qëndrojë në Kosovë ku do të takohet edhe me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Këtë e ka konfirmuar vetë Kurti kur u pyet nëse do të takohet sot me Lajçakun.
”Me sa di në agjendë e kemi edhe takimin me Lajçak, prandaj mund të them se po”, tha shkurt Kurti për RTV Besa.
Gjatë kësaj jave Lajçak përveç në Prishtinë do të qëndrojë edhe në Beograd ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Discussion about this post