Instituti Hidrometeorologjik ka publikuar parashikimin e motit gjatë dy ditëve të ardhshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësia kalimtare dhe gjatë ditës temperaturat minimale do të lëvizin mes -2 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen ndërmjet 16-18 gradë Celsius.
Kurse, të shtunën, situata atmosferike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu dhe bore, derisa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë.
Gjatë të premtes, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius./Gazeta Sinjali/
Discussion about this post