Qeveria Hoti, në Kuvend pritet të mos e ketë mbështetjen e deputetëve, kjo pasi deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar se partia e tij kanë vendosur të mos marrin pjesë për një javë në seancat e zhvillimet tjera të Kuvendit.
Kundër këtij projektligji në vazhdimësi është deklaruar edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Qeveria nuk do të ketë prezent as deputetin Etem Arifi, i cili gjendet në burg i dënuar për veprën penale mashtrim me subvencione, ndërsa ende nuk dihet qëndrimi i dy deputetëve nga AKR-ja, Behgjet Pacolli dhe Mirlinda Sopi Krasniqi.
Për më tepër, votën e kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe deputetit Haxhi Avdyli, koalicioni qeverisës nuk e kanë të garantuar, pasi të njejtit votuan pro në lexim të parë, me kusht që në këtë projekligj të përfshihen edhe sygjerimet e tyre.
Kujtojmë se Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, në lexim të parë mori 64 vota, ku katër votat e Osmanit, Avdylit, Pacollit e Sopi Krasniqit, ishin vendimtare që ky projektligj të kaloj.
Discussion about this post