Prokuroria e Specializuar me seli në Hagë bëri arrestimin e parë në Kosovë. Personi i arrestuar është ish-shefi i shërbimit sekret të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sali Mustafa, shkruan OnAir
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Nasim Haradinaj doli në gjyq në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pasi u transferua nga Prishtina, ku u arrestua gjatë një mësymje në selinë e organizatës.
Haradinaj u arrestua nën pretendimet për pengim të drejtësisë dhe kanosje të dëshmitarëve në çështjet në Dhomat e Specializuara të Kosovës, e cila u krijua për të gjykuar ish-luftëtarët e UÇK-së.
Hysni Gucati u arrestua më 25 shtator në zyret e OVL-UÇK, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, nën dyshimet se e ka penguar drejtësinë.
Për Gucatin kishte një fletëarrestim dhe urdhër për transferim të lëshuar nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara.
Më pas janë arrestuar edhe Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Por, kush është gjyqtari?
Ai është francezi Nicoals Guillou.
Gjykatësi Gillou, ka një eksperiencë të gjatë në fushën e të drejtës penale. Ai që nga viti 2015, ka qenë shef i kabinetit të Kryetarit të Tribunalit Special për Libanin. Paraprakisht që nga viti 2012 gjykatësi Nicolas Guillou ka qenë i emëruar si prokuror ndërlidhës i Francës në Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka ndihmuar bashkëpunimin gjyqësor midis dy vendeve për çështje penale dhe civile, veçanërisht për kundërterrorizmin, praktikat e korrupsionit në vende të huaja dhe krimin kibernetik.
Gjatë periudhës 2006-2012, gjykatësi Guillou ka shërbyer në poste të ndryshme në Ministrinë e Drejtësisë së Francës si zëvendëskreu i seksionit për të drejtën tregtare, këshilltar për çështje penale dhe këshilltar për çështje diplomatike.
Nga viti 2003 deri më 2006, gjykatësi Guillou punoi si gjykatës hetimor në gjykatën e Mosë (Meaux), afër Parisit, ku ka trajtuar çështje të ndryshme penale si marrjen e jetës me qellim , krimin e organizuar dhe krimin financiar.Gjykatësi Guillou ka magjistruar në të drejtën penale ndërkombëtare dhe evropiane nga Universiteti i Sorbonës në Francë.
Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 me këmbëngulësinë e bashkësisë ndërkombëtare. Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese për këtë Gjykatë. Ideja për themelimin e Gjykatës, pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të betejës dhe pas përfundimit në Kosovë. Që nga viti 2019, mbi 200 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje si të dyshuar dhe dëshmitar nga prokuroret e Prokurorisë së Specializuar.
Discussion about this post