• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E martë, 31 Janar, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

Ku ka orë policore e ku jo? Kjo është ndarja e komunave dhe masat që vlejnë për to

by Kosova24
12 Nëntor, 2020
in Lajme
Ku ka orë policore e ku jo? Kjo është ndarja e komunave dhe masat që vlejnë për to
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja kundër përhapjes së pandemisë së COVID-19.

Kësisoj, janë ndërmarrë masa të veçanta për komunat e Kosovës, të cilat janë kategorizuar në ngjyrë të kuqe me rrezikshmëri të lartë, të verdhë me rrezikshmëri të mesme dhe të gjelbër me rrezikshmëri të ulët, shkruan lajmi.net.

Kryeministri Hoti ka publikuar një hartë me qytetet dhe kategorizimin e tyre.

Lajmi.net ua sjellë listën e qyteteve dhe masat e kategorizuara për to.

Komunat me ngjyrë të Kuqe:

Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Novobërda, Ferizaj, Gjakovë, Shtime, Podujeva, Peja, Mitrovica e Jugut.

Masat në komunat me ngjyrë të kuqe:

Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre pas orës 19:00 e deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke përjashtuar nga kjo masë personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme;

25.2.   Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 19:00 deri në orën 05:00, përveç:

25.2.1.   Personelit shëndetësor, personelit të sigurisë, drejtësisë dhe studentëve;

25.2.2.   Qytetarëve për nevoja emergjente;

25.2.3.   Operatorëve që kryejnë punë publike;

25.3.   Ndalohet veprimtaria e gastronomisë nga ora 19:00 deri në orën 05:00;

25.4.   Institucionet publike dhe private punojnë vetëm me stafin esencial, i cili staf përcaktohet me vendim të secilit institucion në veçanti;

25.5.   Transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

25.6.   Taksitë lejohen të punojnë me vetëm një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes;

25.7.   Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;

25.8.   Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;

25.9.   Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.

Komunat me ngjyrë të verdhë – Rrezikshmëri e mesme.

Lipjani, Kllokoti, Kamenica, Vushtrria, Deçani, Vitia, Hani i Elezit, Suhareka, Prizreni, Klina, Kaçaniku, Drenasi.

Masat në komunat me ngjyrë të verdhë:

24.1.   Operatoret ekonomik lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

24.2.   Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, ndërkaq pas orës 18 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”, gjithmonë duke e organizuar punën sipas “Manualit për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

24.3.   Të gjitha institucionet publike dhe private reduktojnë stafin e tyre bazuar në specifikat që kanë dhe duke marrë parasysh udhëzimet e specifikuara për organizimin e punës në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

24.4.   Transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

24.5.   Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

24.6.   Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;

24.7.   Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansambletë, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;

24.8.   Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri ne 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;

24.9.   Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.

Komunat me ngjyrë të gjelbër – Rrezik i ulët infektimi.

Skenderaj, Rahovec, Malishevë, Junik, Istog, Mamushë, Dragash, Graçanicë, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Partesh, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Ranillug.

Masat për komunat në ngjyrë të gjelbër.

23.1.   Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;

23.2.   Transporti publik lejohet të punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;

23.3.   Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose deri në tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid19”;

23.4.   Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;

23.5.   Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”;

23.6.   Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;

23.7.   Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;

23.8.   Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”. /Lajmi.net/

Related Posts

Lajme

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021
Lajme

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021
Lajme

Paralajmëron Valbon Krasniqi: Po vjen një valë e re e infektimeve me koronavirus, ndikoi fushata zgjedhore

5 Mars, 2021
Lajme

A e ka arritur Kosova shkallën e imunizimit të turmës? Kjo është përgjigja e Armend Zemajt!

5 Mars, 2021
Lajme

Në Kosovë deri sot kanë vdekur mbi 1 mijë e 600 persona nga koronavirusi

5 Mars, 2021
Lajme

Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

4 Mars, 2021

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest

Mbyllja e shkollave, flet Rrahman Jasharaj

13 Nëntor, 2020
Rexhep Selimi telefonon zyrtarët e Vetëvendosjes nga Haga, bëhet e ditur se çfarë i pyeti

Rexhep Selimi telefonon zyrtarët e Vetëvendosjes nga Haga, bëhet e ditur se çfarë i pyeti

12 Nëntor, 2020
Nervozohet mjekja e QKUK-së: Mbyllje totale, edhe trutë ua kisha mbyllë

Nervozohet mjekja e QKUK-së: Mbyllje totale, edhe trutë ua kisha mbyllë

12 Nëntor, 2020
Faton Mehmeti: Hallall ua bëj milionat, vilat, makinat e shtrenjta, por kurrë nuk ua bëj hallall që na keni vrarë ëndrrat

Faton Mehmeti: Hallall ua bëj milionat, vilat, makinat e shtrenjta, por kurrë nuk ua bëj hallall që na keni vrarë ëndrrat

10 Nëntor, 2020

S’ka më temperatura të larta, kështu do të jetë moti ditëve në vijim në Kosovë

0

Pagat për punëtorët e bizneseve, Ministria e Financave del me këtë njoftim

0
Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

0

Rritja e rasteve me koronavirus – Raka paralajmëron për një dimër të vështirë

0

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021

Flet Gëzim Kelmendi: Ne humbëm këto zgjedhje por nuk e humbëm fytyrën

5 Mars, 2021

Paralajmëron Valbon Krasniqi: Po vjen një valë e re e infektimeve me koronavirus, ndikoi fushata zgjedhore

5 Mars, 2021

Të Fundit

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.