• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E diel, 29 Janar, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

Kriteri i pakuptimtë i lë me ‘gishta në gojë’ pensionistët

by Kosova24
31 Tetor, 2020
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Pensionistëve po u kërkohet të kenë 15 vite përvojë punë para lufte në mënyrë që t’u njihen kontributet pensionale. Disa prej tyre nuk e kanë përmbushur këtë kriter për pak ditë dhe vazhdojnë të marrin nga shteti vetëm 90 euro ne muaj. Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka filluar një nismë ligjore që të hiqet ky kriter dhe për këtë thotë se e ka përkrahjen e deputetëve të AAK-së, PDK-së dhe LDK-së. Ajo shpreson se brenda këtij viti do të miratohen ndryshimet ne këtë ligj.

Gazetari Avni Shabani, i pensionuar ditë më parë, është vetëm njëri nga ata të cilët ndihet i diskriminuar përballë normave ligjore pensionale. Shabani ka punuar në Gazetën “Rilindja” deri në masat e dhunshme të kohës. Më pas në Gazetën”Bujku” dhe së fundmi në Radio Kosovë. Megjithatë ai nuk e ka arritur kriterin e kërkuar që të ketë 15 vite përvojë pune para lufte.

” Unë vetëm 6 vite kam përvojë punë para lufte, ashtu siç e do ky ligj diskriminues. Besoj që do të rregullohet më në fund dhe deputetët ta kenë parasysh të përmirësojnë këtë gabim dhe të na pranohet stazhi i punës, në mënyrë që të kemi një pension të dinjitetshëm. Të punosh në një institucion siç ka qenë “Rilindja”, dhe të marrësh 90 euro pension, vërtet është diskriminim.”

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, i tha Radio Kosovës se tash e disa vite është duke punuar që të hiqet ky kriter, në mënyrë që pensionistëve t’u njihen kontributet pensionale.

“Në mandatin e kaluar kam kërkuar që udhëzimi administrativ të ndryshohet menjëherë. Kjo është e drejtë e ministrit, por ai nuk e ka rregulluar. Atëherë unë kam realizuar debatin e dytë në këtë mandat dhe në këtë debat ka dalë një rezolutë e cila ka obliguar ministrinë që të sjellë ligjin brenda dy muajve në Kuvend. Ministri prapë nuk e ka sjellë ligjin dhe unë kam filluar nismën ligjore. Unë kërkoj me këtë nismë ligjore që të gjithë  pensionistëve kontribut dhënës t’u paguhen pensionet për aq sa kanë punuar, dhe mos të ekzistojë kriteri diskriminues për aq vite.”

Haxhiu tha se deputetët janë duke e përkrahur këtë nismë, pavarësisht se mund të ketë implikime buxhetore.

“Normal që priten implikime buxhetore. Por, jam e sigurt se me përkrahjen  e deputetëve, ashtu siç me kanë përkrahur edhe në rezolutë PDK dhe LDK, do të më përkrahin. Unë mendoj që brenda këtij viti ta bëjmë të plotfuqishëm këtë ligji që të hyjë në zbatim. Është e drejtë elementare që po u mohohet  dhe për mu, pak është me rëndësi a ka implikime buxhetore apo jo!”

Fondi Monetar Ndërkombëtar e pati kundërshtuar këtë heqje të kriterit. Megjithatë Haxhiu tha se institucionet e vendit, duhet të gjejnë një zgjidhje më kreative. Në të njëjtën linjë është Sylejman Meta, përfaqësues i Shoqatës së Pensionistëve.

“Pasi që e kemi shpallur këtë ligj diskriminues, kemi bërë shumë përpjekje me komisione, dhe janë shpenzuar qindra e mijëra orë që të bihet një ligj gjithëpërfshirës me fond sikur që e kanë shtetet e rajonit dhe të Evropës. Prej vitit 2018 nuk është bërë asgjë deri më tani.”

Meta tha se nga skemat pensionale janë përjashtuar edhe titulli i magjistrit, doktorit dhe akademikëve. Ai tha se kushtëzime të tilla ndaj pensionistëve janë shkelje e të drejtave të njeriut.

Related Posts

Lajme

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021
Lajme

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021
Lajme

Paralajmëron Valbon Krasniqi: Po vjen një valë e re e infektimeve me koronavirus, ndikoi fushata zgjedhore

5 Mars, 2021
Lajme

A e ka arritur Kosova shkallën e imunizimit të turmës? Kjo është përgjigja e Armend Zemajt!

5 Mars, 2021
Lajme

Në Kosovë deri sot kanë vdekur mbi 1 mijë e 600 persona nga koronavirusi

5 Mars, 2021
Lajme

Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

4 Mars, 2021

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest

Mbyllja e shkollave, flet Rrahman Jasharaj

13 Nëntor, 2020
Rexhep Selimi telefonon zyrtarët e Vetëvendosjes nga Haga, bëhet e ditur se çfarë i pyeti

Rexhep Selimi telefonon zyrtarët e Vetëvendosjes nga Haga, bëhet e ditur se çfarë i pyeti

12 Nëntor, 2020
Nervozohet mjekja e QKUK-së: Mbyllje totale, edhe trutë ua kisha mbyllë

Nervozohet mjekja e QKUK-së: Mbyllje totale, edhe trutë ua kisha mbyllë

12 Nëntor, 2020
Faton Mehmeti: Hallall ua bëj milionat, vilat, makinat e shtrenjta, por kurrë nuk ua bëj hallall që na keni vrarë ëndrrat

Faton Mehmeti: Hallall ua bëj milionat, vilat, makinat e shtrenjta, por kurrë nuk ua bëj hallall që na keni vrarë ëndrrat

10 Nëntor, 2020

S’ka më temperatura të larta, kështu do të jetë moti ditëve në vijim në Kosovë

0

Pagat për punëtorët e bizneseve, Ministria e Financave del me këtë njoftim

0
Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

0

Rritja e rasteve me koronavirus – Raka paralajmëron për një dimër të vështirë

0

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021

Flet Gëzim Kelmendi: Ne humbëm këto zgjedhje por nuk e humbëm fytyrën

5 Mars, 2021

Paralajmëron Valbon Krasniqi: Po vjen një valë e re e infektimeve me koronavirus, ndikoi fushata zgjedhore

5 Mars, 2021

Të Fundit

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.