• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E hënë, 6 Shkurt, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

Koronavirusi qëndron në rroba deri në 3 ditë: Ky material paraqet rrezikun më të madh

by Kosova24
1 Mars, 2021
in Shëndetësi
Koronavirusi qëndron në rroba deri në 3 ditë: Ky material paraqet rrezikun më të madh
Share on FacebookShare on Twitter

Shkencëtarët kanë zbuluar se viruset e ngjashëm me llojin që shkakton sëmundjen COVID-19 mund të mbijetojnë deri në tri ditë në pëlhura të veshura zakonisht.

Një studim nga Universiteti i de-Montfort në Leicester testoi koronavirusin në poliester, një përzierje poliesteri dhe pambuku dhe 100% pambuk. Rezultatet tregojnë se poliesteri paraqet rrezikun më të madh. Mikrobiologia Katie Laird, e cila drejtoi studimin, tha se materialet, të cilat përdoren zakonisht në uniformat shëndetësore, përbëjnë një rrezik transmetimi.

Në studim, pikat e virusit të shtuara në inde u studiuan dhe shkencëtarët më pas monitoruan stabilitetin e virusit në secilin material për 72 orë. Rezultatet treguan se poliesteri përfaqëson rrezikun më të madh të transmetimit, pasi që virusi ishte i pranishëm në pëlhurë edhe pas tre ditësh dhe ekziston mundësia e transmetimit të tij në sipërfaqe të tjera, shkruan BBC.

Në materiale me pambuk 100 për qind, virusi zgjati për 24 orë, ndërsa në një përzierje pambuku dhe poliesteri, virusi mbijetoi vetëm për gjashtë orë.

“Kur filloi epidemia, nuk dihej për sa kohë mund të mbijetonte koronavirusi në tekstile”, tha Laird, udhëheqëse e grupit kërkimor të universitetit për sëmundjet infektive në DMU.

“Gjetjet tona tregojnë se tri tekstilet më të përdorura në kujdesin shëndetësor paraqesin rrezik për transmetimin e virusit. Nëse infermierët dhe punonjësit shëndetësorë marrin uniformat në shtëpi, ata mund të lënë gjurmë të virusit në sipërfaqe të tjera”, shtoi ajo.

Studimi gjithashtu shqyrtoi metodën më të besueshme të larjes për heqjen e virusit nga pëlhura 100 për qind pambuk. Virusi u eliminua plotësisht vetëm kur u përdor detergjent, dhe temperatura e larjes u rrit mbi 67 gradë.

Studimi tregoi se nuk kishte rrezik të ndotjes së kryqëzuar kur sendet e pastra laheshin me ato me gjurmë të virusit. Sidoqoftë, Laird tha se udhëzimet e botuara në fillim të epidemisë nga Instituti Shëndetësor Publik Anglez (PHE) dhe Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) në lidhje me larjen e uniformave bazoheshin në “literaturë të vjetruar”.

“Ky hulumtim përforcoi rekomandimin tim që të gjitha uniformat shëndetësore të lahen menjëherë në spitale ose në një lavanderi industriale. Këto metoda të larjes janë të rregulluara dhe infermierët dhe punonjësit shëndetësorë nuk duhet të shqetësohen për sjelljen e virusit në shtëpi”, tha Laird.

Related Posts

Lajme

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021
Zemaj paralajmëron masa rigoroze e kufizim të lëvizjes: Nuk e pranojmë vaksinën nga Rusia e Serbia
Lajme

Zemaj paralajmëron masa rigoroze e kufizim të lëvizjes: Nuk e pranojmë vaksinën nga Rusia e Serbia

4 Mars, 2021
418 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna të Kosovës
Lajme

Shifra alarmante: 568 raste të reja me koronavirus

3 Mars, 2021
OBSH ngre alarmin: Rriten infeksionet me koronavirus në shkallë globale
Bota

OBSH ngre alarmin: Rriten infeksionet me koronavirus në shkallë globale

3 Mars, 2021
Sa vaksina janë dhënë në botë deri më tani dhe cili shtet kryeson
Shëndetësi

Sa vaksina janë dhënë në botë deri më tani dhe cili shtet kryeson

2 Mars, 2021
Personat që kanë pasur koronavirusin mund të mos kenë nevojë të vaksinohen dy herë
Shëndetësi

Personat që kanë pasur koronavirusin mund të mos kenë nevojë të vaksinohen dy herë

1 Mars, 2021

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest

Mbyllja e shkollave, flet Rrahman Jasharaj

13 Nëntor, 2020
Rexhep Selimi telefonon zyrtarët e Vetëvendosjes nga Haga, bëhet e ditur se çfarë i pyeti

Rexhep Selimi telefonon zyrtarët e Vetëvendosjes nga Haga, bëhet e ditur se çfarë i pyeti

12 Nëntor, 2020
Nervozohet mjekja e QKUK-së: Mbyllje totale, edhe trutë ua kisha mbyllë

Nervozohet mjekja e QKUK-së: Mbyllje totale, edhe trutë ua kisha mbyllë

12 Nëntor, 2020
Faton Mehmeti: Hallall ua bëj milionat, vilat, makinat e shtrenjta, por kurrë nuk ua bëj hallall që na keni vrarë ëndrrat

Faton Mehmeti: Hallall ua bëj milionat, vilat, makinat e shtrenjta, por kurrë nuk ua bëj hallall që na keni vrarë ëndrrat

10 Nëntor, 2020

S’ka më temperatura të larta, kështu do të jetë moti ditëve në vijim në Kosovë

0

Pagat për punëtorët e bizneseve, Ministria e Financave del me këtë njoftim

0
Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

0

Rritja e rasteve me koronavirus – Raka paralajmëron për një dimër të vështirë

0

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021

Flet Gëzim Kelmendi: Ne humbëm këto zgjedhje por nuk e humbëm fytyrën

5 Mars, 2021

Paralajmëron Valbon Krasniqi: Po vjen një valë e re e infektimeve me koronavirus, ndikoi fushata zgjedhore

5 Mars, 2021

Të Fundit

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.