Marrë parasysh rritjen e numrit të rasteve me koronavirus, Komitetit për parandalimin e pandemisë, ka marrë sot disa vendime të reja, raporton Gazeta Evropa.
Pas mbledhjes së Komitetit për parandalimin e pandemisë, është prononcuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Është e domosdoshme që të reduktohet numri i stafit në nivel qendror, në institucionet publike dhe private. Shëndetësia dhe Siguria do të vazhdojnë të punojnë me kapacitete të plota”, ka thënë Zemaj.
-Qendrave tregtare dhe gastronomisë u ndalohet puna nga ora 21:00-05:00 (përveç shërbimeve “merr me vete”)
-Ndalohen seminaret, punëtoritë dhe format e tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish/mbahen on-line
-Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga paraqitja në punë/punojnë on-line nga shtëpia
-Personave mbi moshën 65 vjeç u lejohet dalja jashtë shtëpisë nga ora 06:00-10 dhe nga 16:00-19:00
-Ligjëratat në universitete publike dhe private mbahen on-line. Provimet, puna praktike dhe laboratoratorike mbahen me prani fizike duke respektuar rekomandimet e MSh/IKSHPK
-Konviktet dhe mensa e studentëve punojnë duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK
(Masat hyjnë në fuqi të hënën dhe rishikohen pas dy jave).
Discussion about this post