Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar deklaratet e Isa Mustafës, i cili ka thënë se posti i presidentit i takon Partisë Demokratike të Kosovëa.
Haliti ka thënë se ata nuk e kanë Isa Mustafën kryetar. Ai tha se kryetari i PDK-së është Kadri Veseli.
“Së pari, ne nuk e kemi Isa Mustafën kryetar, kryetar e kemi Kadri Veselin, e kemi një organ në të cilin vendosim”, tha Haliti.
Haliti tha se ende brenda partisë nuk është prezantuar asnjë kandidat për postin e presidentit dhe asnjë vendim nuk është diskutuar për këtë gjë, tha ai.Ne nuk kemi prezantuar ende asnjë kandidat për predisdent, as një vendim dhe nuk kemi diksutuar ende për këtë gjë.
Ndryshe, Haliti është ndër zërat e fuqishëm brenda PDK-së, që në vazhdimësi ka kërkuar hyrjen e partisë së tij në koalicion me LDK-në e AAK-në.
Discussion about this post