Ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi i presidentit amerikan, Donald Trump, Richar Grenell, ka shpërndarë shkrimin e gazetës izraelite, ku shkruan se pas presionit të Turqisë, Kosova mbase e kthen vendimin për Ambasadë në Jerusalem, ndërsa ka kritikuar ashpër liderin e VV’së, Albin Kurtin.
Grenell ka shkruar se lideri i ri i Kosovës, anti-amerikani Albin Kurti ka qenë kundër politikave të SHBA’ve të propozuara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump.
Ndërsa ka theksuar se ekipi i Biden duhet ta ndaloj këtë.
“Lideri i ri i Kosovës i krahut të majtë dhe ant-amerikani, Albin Kurti, ka qenë kundër politikave të SHBA’ve të propozuara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai është gjithmonë anti-amerikan. Ekipi i Biden duhet ta ndalojë këtë …. @jakejsullivan”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Ky reagim nga Grenell vjen pasi që lideri i VV’së, Albin Kurti pas takimit që kishte me ambasadorin turk, ka premtuar se do të rishikoj edhe njëherë marrëveshje ne Washingtonit dhe vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
The Left wing anti-American new leader of Kosovo Albin Kurti has been against US policies suggested by Bill Clinton, George Bush, Barack Obama and Donald Trump. He’s always the anti-American.
The Biden team should stop this….@jakejsullivan https://t.co/cNHqFFIDMd
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 2, 2021
Discussion about this post