Pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit, në Serbi i janë gëzuar shumë këtij lajmi, shkruan Gazeta Metro.
“Kurir”, gazeta më e famshme nacionaliste serbe që është e afërt me Aleksandar Vucic, ka shkruar se “Hashim gjarpri personalisht konfirmoi se jep dorëheqje dhe shkon në Hagë”.
“Vesti online”, tjetër gazetë nacionaliste ka shkruar se “Gjarpri ra më në fund, Thaçi shkon në Hagë dhe jep dorëheqje nga pozita e presidentit”.
Ndryshe të gjitha mediat serbe në ballinat e tyre kanë Hashim Thaçin me lajmin për konfirmim e ngritjes së aktakuzave nga Specialja.
Discussion about this post