Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka theksuar se ai do të lehtësohej shumë nëse do të dënoheshim krerët e Ish- UÇK-së, raporton Gazeta Blic.
Ai ka theksuar se nëse Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi do të dënoheshin për vr asjen e kundërshtarëve politike, ai do të ndihej i lehtësuar.”Do të ndihesha i lehtësuar. Nëse ata dënohen për ekzekutimin e Xhemajl Mustafës, do të isha shumë i lumtur”, tha ai.
Në emisionin Prime Time ai tha se nëse dalin të pafajshëm, atëherë do t’ua zgjas dorën.
”Do t’i pres në aeroport dhe do t’ua zgjas dorën nëse shpallen të pafajshëm dhe më s’do të merrem me këtë punë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.Gani Geci tha se ai i beson Gjykatës Speciale, dhe se kjo gjykatë është shpresa e fundit.
Discussion about this post