Avokati vjenez, Nikolaus Rast ka folur për Kujtim Fejzullai, i akuzuar për sul min e mbrëmshëm në Vjenë, ku 4 persona humbën jetën.
“Ai vinte nga një familje krejtësisht normale. Për mua ishte një adoleshent që nuk kishte fat të bënte miq. Nëse ai nuk do të kishte shkuar në një xhami por në boks, ai do të ishte bërë një boksier i mirë ”- këto janë fjalët që avokati mbrojtës vjenez Nikolaus Rast karakterizoi Kujtim F., i cili qëlloi të paktën katër persona në Vjenë të hënën në mbrëmje.
“Unë kurrë nuk do të kisha menduar që ai do të bëhet një vr asës,” tha Rast, transmeton IndeksOnline.
Discussion about this post