Familjarët e ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, nuk kanë dashur të flasin, kur një ekip i T7 ka shkuar afër shtëpisë së tyre.
Prapa kamerave, ata kanë thënë se janë në gjendje jo të mirë emocionale, që lidhet me mungesën e Veselit.
Ne lagjen ku jeton familja e Kadri Veselit, për T7 ka folur Fahrie Gashi, fqinje e ish-kreu të PDK-së.
Ajo ka thënë se ndiejnë mungesën e Veselit.
“Qe tash, masi ju dashtë me shku atje… Jo veç ne, por krejt mahalla e ndjen mungesën e tij, dhe jemi shumë të përlotur, shumë të mërzitur”, tha ajo.
“Ne jemi mësu me pa atë gjallërinë e tij, sinqeritetin e tij”.
Ajo tha se pret lirimin e Veselit dhe të tjerëve.
“Pres që të bëhet mirë, edhe ata ishalla drejtësia i shpëton”, tha Fahrie Gashi. /Express/
Discussion about this post