Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka dështuar që të dalë i pari me vota edhe në fshatin e lindjes së tij, shkruan Gazeta Express.
Në fshatin Peqantë komunës së Suharekës, Hoxhaj mori vetëm 164 vota.
Më shumë se Hoxhaj në këtë fshat, vota mori kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Vjosa Osmani.
Gjithsej 200 banorë të Peqanit votuar për Osmanin.
Në ndërkohë kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti në këtë fshat të Suharekës mori vetëm 90 vota.
Kujtojmë që LVV’ja doli fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë. Kjo parti triumfoi edhe në Suharekë.
Kjo parti mori 37.54% të votave në këtë qytet. /Gazeta Express/
Discussion about this post