Janë bërë të ditura disa prej masave kufizuese sot në mesditë nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Por në fakt dokumenti me masat shtrënguese është shumë më shumë voluminoz, shkruan Ballkani.info.
Ballkani.info ka siguruar dokumentin e plotë që pritet të votohet nga Qeveria, masa të cilat do të hyjnë në fuqi më datë 13 nëntor, ditë e premte.
Në mbështetje të nenit 55, të Kushtetutës së Republikës së Kosoves, në zbatim të nenit 89, të Ligjit nr. 04/1-125, për Shendetësi si dhe në zbatim të dispozitave te Ligjit nr. 02/1-109, për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, në zbatim te nenit 5, paragrafi 2.4, nenin 10, dhe nenin 12, të Ligjit nr. 07/1-006 për Parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, marrë parasysh Rregulloren nr. 06/2020, dhe Rregullorja nr.07/2020, për fushat e pergjegjësisë administrative të zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, si dhe në zbatim të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.01/11, datë 15.3.2020, për shpalljen e emergjencës për shëndetin publik, në zbatim të rekomandimeve të IKSHPK-së, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të perhapjes së virusit COVID-19, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më xxxxx 2020, nxjerr këtë:
Discussion about this post