Në ditën kur krerët e UÇK-së po gjykohen nga Gjykata Speciale, homologët rajonit për Minishengenin Ballkanik, kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, Edi Rama dhe Zoran Zaev, presidenti Aleksandër Vuçiç si dhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić dhe Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lončar, kanë bashkëbiseduar për bashkëpunimin në luftën kundër COVID-19, shkruan gazeta “Kosovo Insights”.
Sipas mediave serbe, në këtë konferencë është nënshkruar një Memorandum Mirëkuptim dhe Bashkëpunimit midis Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë për bashkëpunimin në luftën kundër COVID-19.
Krerët e shteteve respektive u dakorduan që të nënshkruhet një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime (ID).//Kosovo Insights
Discussion about this post