I riu Shkëlqim Sillova, ka humbur jetën në rrethana të dyshimta rreth ores 18:00 në Prishtinë, raporton Kosova24.
Vdekja e 20-vjeçarit, është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje lidhur me rastin, shkruan Kosova24.
“Rreth orës 18:00 është raportuar për një person të shtrirë në tokë në rrugën “Skender Matallari” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, duke ftuar aty edhe ekipin mjekësor dhe njësitet e tjera te nevojshme policore.
Aktualisht policia rastin është duke e trajtuar si vdekje te dyshimtë dhe ka filluar një hetim, lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë ngjarje”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci./Kosova24/
Discussion about this post