Deputeti nga Aleanca për Ardhmëria Kosovës (AAK), Ali Berisha në një postim në rrjetin social ‘Facebook”, ka postuar një fotografi ku shihet duke i shkelur rregullat për Covid-19, raporton Syri net Kosova.
Ai ka shkruar së përkundër vështirësive, vizioni për ndryshim në Pejë nuk do të ndalet
“Përkundër vështirësive dhe pengesave, vizioni për ndryshim në Pejë nuk do të ndalet. Një kafe me miq!”, ka shkruar Berisha.
Kujtojmë që me vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës ndalohet grumbullimi më shumë se pesë personave, duke kërkuar masa të rrepta pas shtimit të rasteve, raporton Syri net Kosova
Në Kosovë në tri ditët e fundit janë regjistruar raste të mëdha me të infektuar me Covid-19.
Vetëm dje janë regjistruar 418 raste pozitive me Covid-19.
Discussion about this post