• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E diel, 29 Janar, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

Deklarata e fuqishme e Bekim Jasharit, pas nisjes për në Hagë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

by Kosova24
5 Nëntor, 2020
in Lajme
Deklarata e fuqishme e Bekim Jasharit, pas nisjes për në Hagë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe trashëgimtari i familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, Bekim Jashari ka reaguar për arrestimet që janë duke u bërë ndaj ish-udhëheqësve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Jashari ka thënë se ky është vetëm një spektakël nga Gjykata Speciale që po bëhet me njerëzit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa ka shtuar se nuk guxohet as të mendohet, e jo më t’i gëzohemi arrestimeve të tilla që janë duke u bërë ndaj krerëve të UÇK-së.

“Çka është gjithë ky spektakël që është ka bëhet me njerëzit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mendoj se ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm si qytetarë, si popull, si shqiptarë në tërësi, në këtë drejtim. Nuk guxojmë as të mendojmë në kokën tonë, t’i gëzohemi këtyre gjërave, dhe aq më shumë me fol diçka të tillë, të gëzohemi pse u arrestua ndonjëri, sepse është vërtetë për keqardhje sepse ka qenë një kauzë e përbashkët.. nga viti ‘92 e deri në qershor ‘99, kushdo qoftë ai që arrestohet apo gjykohet nëpër gjykata të ndryshme, edhe nga Gjykata Speciale, do të thotë prej shqiptarëve që kemi vuajt aq shumë për këtë liri që gëzojmë sot, ne duhet të ndjehemi keq dhe duhet të bëhemi bashkë, ta ndihmojmë njëri-tjetrin që ta kalojmë edhe këtë sfidë”, ka thënë Jashari.

Bekim Jashari thotë se nga lajmet është njoftuar edhe për konfirmimin e aktakuzës për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, derisa thotë se për këtë kemi faj ne shqiptarët.

Ndërkaq ka shtuar se gjykata është e njëanshme pasi që duhet të merret me zbulimin e krimeve të Serbisë, pasi që ata ishin agresori.

“Sot pash në lajme se është konfirmuar aktakuza edhe për kryetarin e Partisë Demokratike, Kadri Veselit, lajme jo të mira për fat të keq, por që pak fajet i kemi ne, vet si shqiptarë. Ja kemi bërë me sy njëri-tjetrit për këto gjëra dhe kjo gjykatë është e njëanshme. Unë nuk jam kundër gjykatës dhe nuk është askush kundër gjykatës për zbardhjen e gjitha krimeve që janë bërë, por jo vetëm të shqiptarëve. Ne edhe ashtu kemi qenë viktima. S’kemi qenë agresori, apo ne që kemi okupuar Serbinë, por Serbia na ka okupuar ne, dhe ka bërë presion dhe dhunë mbi ne, dhe janë po këta ushtarë, pjesëtarë të kësaj ushtrie dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila mori mbështetjen e gjithë bashkësisë ndërkombëtare, në krye me aleancën NATO, për tu çliruar ky vend.”, deklaroi Jashari për KosovaPress.

Ndërkaq ka porositur politikanët që të jenë me të kujdesshëm dhe të analizojnë se çfarë nënshkruajnë apo votojnë në të ardhmen.

“Politikanët tonë duhet të jenë me të kujdesshëm dhe me të matur në gjëra të tilla, sepse si dihet jetës, mund të kemi prapë nesër diçka të tillë dhe t’i analizojmë mirë para se ti votojmë, apo t’i nënshkruajmë.”, ka thënë Jashari.

Related Posts

Lajme

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021
Lajme

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021
Lajme

Paralajmëron Valbon Krasniqi: Po vjen një valë e re e infektimeve me koronavirus, ndikoi fushata zgjedhore

5 Mars, 2021
Lajme

A e ka arritur Kosova shkallën e imunizimit të turmës? Kjo është përgjigja e Armend Zemajt!

5 Mars, 2021
Lajme

Në Kosovë deri sot kanë vdekur mbi 1 mijë e 600 persona nga koronavirusi

5 Mars, 2021
Lajme

Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

4 Mars, 2021

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest

Mbyllja e shkollave, flet Rrahman Jasharaj

13 Nëntor, 2020
Rexhep Selimi telefonon zyrtarët e Vetëvendosjes nga Haga, bëhet e ditur se çfarë i pyeti

Rexhep Selimi telefonon zyrtarët e Vetëvendosjes nga Haga, bëhet e ditur se çfarë i pyeti

12 Nëntor, 2020
Nervozohet mjekja e QKUK-së: Mbyllje totale, edhe trutë ua kisha mbyllë

Nervozohet mjekja e QKUK-së: Mbyllje totale, edhe trutë ua kisha mbyllë

12 Nëntor, 2020
Faton Mehmeti: Hallall ua bëj milionat, vilat, makinat e shtrenjta, por kurrë nuk ua bëj hallall që na keni vrarë ëndrrat

Faton Mehmeti: Hallall ua bëj milionat, vilat, makinat e shtrenjta, por kurrë nuk ua bëj hallall që na keni vrarë ëndrrat

10 Nëntor, 2020

S’ka më temperatura të larta, kështu do të jetë moti ditëve në vijim në Kosovë

0

Pagat për punëtorët e bizneseve, Ministria e Financave del me këtë njoftim

0
Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

0

Rritja e rasteve me koronavirus – Raka paralajmëron për një dimër të vështirë

0

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021

Flet Gëzim Kelmendi: Ne humbëm këto zgjedhje por nuk e humbëm fytyrën

5 Mars, 2021

Paralajmëron Valbon Krasniqi: Po vjen një valë e re e infektimeve me koronavirus, ndikoi fushata zgjedhore

5 Mars, 2021

Të Fundit

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.