• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E martë, 31 Janar, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

Çfarë u tha Kadri Veseli vartësve të tij para se të shkonte në Hagë

by Kosova24
10 Nëntor, 2020
in Lajme
Çfarë u tha Kadri Veseli vartësve të tij para se të shkonte në Hagë
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokrate të Kosovës, Uran Ismaili, ka treguar se si e kanë përcjell kryetarin e kësaj partie për në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës për të, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ismaili ka thënë edhe disa fjalë për Veselin.

Sipas Ismailit, ditën që u nis për në Hagë, Veseli ishte kokëlartë dhe i vendosur, sikur në kohën kur la studimet për t’i rrrokur armët kundër Serbisë dhe regjimit gjenocidial të Millosheviqit.

“Në ditën që udhëtoi për në Hagë, pas përshëndetjes me familjen, Kryetari Veseli erdhi në zyrat e PDK-së që të përshëndetet edhe me ne. I buzëqeshur, si gjithëmonë, na dha kurajo. Ishte kokëlartë e i vendosur, sikur atëherë kur si një djalë i ri la studimet për t’i rrokur armët kundër Serbisë dhe regjimit gjenocidal të Millosheviqit”, ka shkruar Ismaili.

Postimi i plotë:

Pas goditjeve të rënda që morëm, ishte jashtëzakonisht e vështirë të shkruaja për zhvillimet e këtyre ditëve.

Por, krenaria – ndjenja që frymëzoi grupin e çlirimtarëve në rrugën e lirisë – është më e fortë se gjithçka tjetër.

Në ditën që udhëtoi për në Hagë, pas përshëndetjes me familjen, Kryetari Veseli erdhi në zyrat e PDK-së që të përshëndetet edhe me ne.

I buzëqeshur, si gjithëmonë, na dha kurajo.

Ishte kokëlartë e i vendosur, sikur atëherë kur si një djalë i ri la studimet për t’i rrokur armët kundër Serbisë dhe regjimit gjenocidal të Millosheviqit.

Një jetë të tërë me qëllime të qarta, ideale të larta dhe plot kuptim. Një rrugëtim i vështirë, por për të mision i domosdoshëm, për përmbushjen e amanetit të mijëra shqiptarëve të vrarë për liri.

Kadri Veseli ishte një djalë i ri kur nisi luftën, por ëndërra për liri ishte e vjetër me shekuj. Kjo ëndërr shekullore i dha fuqi që së bashku me Hashim Thaçin e shumë shokë të tjerë të themelojnë forcën ushtarake më të suksesshme në historinë e Kosovës – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Të gjithë që kemi pasur fatin të bashkëpunojmë dhe t’i mbështesim Hashim Thaçin e Kadri Veselin në rrugëtimin e tyre politik, në shpalljen e pavarësisë, në forcimin e shtetit dhe krijimin e ushtrisë, sot ndihemi krenarë dhe të fortë përballë kësaj beteje. Krenarë që drejtuesit e UÇK-së jetësuan amanetin e dëshmorëve për liri dhe pavarësi.

Sot, mbi 20 vjet pas luftës, djemtë tanë të lirisë po kthehen për ta mbrojtur edhe një herë luftën e drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës.

Kjo tregon për sfidat e mëdha që i kemi si shtet dhe si komb. Tentimi për ta njollosur projektin madhështor dhe historik të çlirimit të Kosovës është tentim për ta njollosur vuajtjen tonë kolektive si shqiptarë.

A mund të paramendohen Isa Boletini e Hasan Prishtina në një gjyq që gjykon përpjekjet e tyre për liri?

Lirinë dhe shtetin e kemi fituar falë qëndresës së popullit dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, fatkeqsisht beteja për shtetin dhe historinë tonë ende nuk ka përfunduar. Në këtë betejë të re na takon të gjithëve që ta mbrojmë historinë dhe ta forcojmë të ardhmen.

Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Sali Mustafa me krenari do të rikonfirmojnë se lufta e tyre për liri ishte e drejtë.

Populli i Kosovës me krenari do të tregojë që liria ka emër dhe se UÇK është emri i saj.

Related Posts

Lajme

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021
Lajme

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021
Lajme

Paralajmëron Valbon Krasniqi: Po vjen një valë e re e infektimeve me koronavirus, ndikoi fushata zgjedhore

5 Mars, 2021
Lajme

A e ka arritur Kosova shkallën e imunizimit të turmës? Kjo është përgjigja e Armend Zemajt!

5 Mars, 2021
Lajme

Në Kosovë deri sot kanë vdekur mbi 1 mijë e 600 persona nga koronavirusi

5 Mars, 2021
Lajme

Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

4 Mars, 2021

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest

Mbyllja e shkollave, flet Rrahman Jasharaj

13 Nëntor, 2020
Rexhep Selimi telefonon zyrtarët e Vetëvendosjes nga Haga, bëhet e ditur se çfarë i pyeti

Rexhep Selimi telefonon zyrtarët e Vetëvendosjes nga Haga, bëhet e ditur se çfarë i pyeti

12 Nëntor, 2020
Nervozohet mjekja e QKUK-së: Mbyllje totale, edhe trutë ua kisha mbyllë

Nervozohet mjekja e QKUK-së: Mbyllje totale, edhe trutë ua kisha mbyllë

12 Nëntor, 2020
Faton Mehmeti: Hallall ua bëj milionat, vilat, makinat e shtrenjta, por kurrë nuk ua bëj hallall që na keni vrarë ëndrrat

Faton Mehmeti: Hallall ua bëj milionat, vilat, makinat e shtrenjta, por kurrë nuk ua bëj hallall që na keni vrarë ëndrrat

10 Nëntor, 2020

S’ka më temperatura të larta, kështu do të jetë moti ditëve në vijim në Kosovë

0

Pagat për punëtorët e bizneseve, Ministria e Financave del me këtë njoftim

0
Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

0

Rritja e rasteve me koronavirus – Raka paralajmëron për një dimër të vështirë

0

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021

Flet Gëzim Kelmendi: Ne humbëm këto zgjedhje por nuk e humbëm fytyrën

5 Mars, 2021

Paralajmëron Valbon Krasniqi: Po vjen një valë e re e infektimeve me koronavirus, ndikoi fushata zgjedhore

5 Mars, 2021

Të Fundit

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.