Edhe ketë herë ka vazhduar diskutimi mes Valdete Dakes dhe Sami Kurteshit, ku është thënë nga Daka se me këto rregulla edhe në 2019 ka fituar VV-ja e nuk janë rregulla të reja, e që me këtë nuk është pajtuar Kurteshi.
Pas kësaj përplasje, ku ai ka thënë se derisa nuk vazhdohet me rend dite nuk ka pse të rrijë në mbledhje.
Pas këtij diskutimi, Valdete Daka ka lëshuar mbledhjen me arsyetimin se sjelljet e anëtarit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshit, nuk ishin në nivelin e duhur
“Boll ma me këto sjellje që nuk janë në nivel. Konsideroj që mbledhja nuk mundet me vazhdu për shkak të sjelljes së Kurteshit”, ka thënë Valdete Daka dhe të gjithë e kanë lëshuar mbledhjen.
“Ne kemi me fitu dhe e bëjmë pushtetin por mos ndërhyni kur flasim unë dhe zotëri Rama se kjo është arsyeja që i keni humbur zgjedhjet me këtë mediokritet. Unë po diskutojë për dokumentet dhe ligjet që i kemi para. Ju po shkeli të drejta, të trajtohet të gjithë ata njerezë që ju është shkelë e drejta e kundërshtimit dhe apelit. Ju ka shkelë njerëzve të drejtën e ankesës. E kemi shkelë planin operacional”, ka thënë Kurteshi.
Mbledhjen e ka lëshuar edhe Arianti Elshani i PDK-së.
Para tij, mbledhjen e ka lëshuar Sabri Hamiti i LDK-së.
Discussion about this post