Deputeti i VV-së, Hekuran Murati ka pyetur Drejtorin Menaxhues të Agjencisë Kosovare për Privatizim, Valon Tolaj, nëse në shkurt të këtij viti është punësuar vajza e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi, Ermirë Kuçi.
Tolaj iu përgjigj duke thënë se“Çdo proces ka qenë transparent dhe nuk i komentoj punësimet për familjarë të kolegëve të mi. Çdo proces ka qenë transparent”.
Por i menjëhershëm ishte reagimi i Bekë Berishës nga AAK-ja.
Ky i fundit, paraqiti disa shkresa ku në AKP tha janë punësuar familjarë të afërm me VV-në.Madje, tha se motra e gruas së Kurtit është njëra ndër të punësuarit në AKP.
Discussion about this post