vAdil Behramaj, këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi ka shkruar se Rexhep Selimi ishte i vetmuar brenda partisë së tij, Vetëvendosje para kohës së marrjes së tij nga Specialja.
Por sipas tij, derisa të jetë prapë i lirë, shokët e luftës s’do ta lënë të vetmuar.
Ja postimi i plotë:
Rexhep Selimi, sa ishte i lirë, si ish-pjesëtar i UÇK-së ishte i vetmuar brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Ka qenë zgjedhje e tij, që i është respektuar edhe nga ata me të cilët ndau jetën dhe vdekjen. Deri kur të jetë sërish i lirë, shokët e luftës nuk e lënë më të vetmuar.
Discussion about this post