Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar deputetët që nuk po marrin pjesë ne seancë për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike.
“Mbetet të koordinohet me të gjitha palët, të shohim kur është e mundshme të mbahet seanca e suksesshme.
Pra duhet të mbajmë një seancë të suksesshme sepse qytetarët po përballen me krizë ekonomike, do të përballen shumë shpejt me të ftohtin e dimrit që do ta përballojë Kosovën.
Këto pare janë të tyre, ata i presin këto pare me mujtë me i ble drutë, me ble ushqime për familjet e tyre ndërsa kjo sjellje e papërgjegjshme e disa deputetëve po dëmton mundësinë e mbijetesës për qytetarët e Kosovës.
Le të vijnë le të thonë cka kanë kundër, le të vinë le të thonë ku është problemi por jo me sjellje destruktive, kur krejt bota janë bashku pozitë e opozitë, këta tanët marrin veprime bllokuese që shkojnë në dëm të qytetarit”, ka thënë Gashi, shkruan Periskopi.
Discussion about this post