Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka hedhur kritika ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke i thënë se është duke e përçarë kombin shqiptar për Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.
Në një intervistë për Gazeta Blic, Gjoshi, thotë se të gjitha partitë politike kanë bërë reagime për ngritjen e aktakuzës nga ana e Gjykatës Speciale për shefin e deputetëve të VV-së, Rexhep Selimi, por shton se një gjë të tillë nuk e ka bërë partia e Kurtit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Gjoshi ka folur edhe për mundësinë që PDK të bëhet pjesë e Qeverisë Hoti dhe zgjidhjes së çështjes së presidentit.
Ai kërkoi nga Vetëvendosje që ta sjellin në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti, duke u zotuar se deputetët e PDK-së do të votojnë pro.
Discussion about this post