Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha se është përgjithmonë krenar me brezin e njerëzve që themeluan UÇK-në.
Ish’ministri tha se përmes luftës për liri, e vunë në vend sakrificën dhe të drejtën e popullit, për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Në publikimin e këtij shkrimi, Tahiri bashkoi edhe një fotografi në të cilën janë edhe shumë ish-pjesëtarë të UÇK-së, si presidenti Hashim Thaçi, lideri i PDK-së, Kadri Veseli, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku e disa të tjerë.
“Përgjithmonë krenar me brezin e njerëzve që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe përmes luftës për liri, e vunë në vend sakrificën dhe të drejtën e popullit tonë, për Kosovën shtet të pavarur e sovran. UÇK”, shkroi ai./Arbresh.info/
Discussion about this post