Në dy ditët e fundit është përfolur mundësia e ndryshimit të masave për parandalimin e COVID-19. Kjo për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive me këtë virus, në ditët e fundit.
Madje, është përmendur shtrëngimi i masave në mënyrë që mos të lejohet numri i rritjes së rasteve.
Për këtë gjë, Gazeta Blic, ka komunikuar me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në përgjigjen e tyre, thuhet se deri më tani nuk ka asnjë ndryshim të masave, përveç atyre që janë në fuqi.
Por, ata theksojnë se nesër do të mbahet Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth COVID-19, për të diskutuar situatën epidemiologjike në vend.
Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë detaje e as nuk e ka mohuar mundësinë që gjatë ditës së nesërme të ketë vendime për ndryshim të masave.
“Tash për tash nuk ka asnjë masë të re përveç atyre që janë në fuqi. Nesër mbahet Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth COVID-19, për të diskutuar situatën epidemiologjike në vend, sa i përket COVID-19, në të cilën institucionet e ndryshme raportojnë rreth aktiviteteve që janë duke u zhvilluar dhe situatës në përgjithësi”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhënë për Gazeta Blic.
Discussion about this post