• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Kontakti:[email protected]
E diel, 29 Janar, 2023
8 °c
Pristina
11 ° Hën
11 ° Mar
12 ° Mër
11 ° Enj
Kosova24
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
Abonohu!
Kosova24
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
No Result
View All Result
Kosova24
No Result
View All Result

60 profesionistë të fushave të ndryshme aderojnë në Degën e PDK-së në Prizren

by Kosova24
1 Nëntor, 2020
in Lajme
60 profesionistë të fushave të ndryshme aderojnë në Degën e PDK-së në Prizren
Share on FacebookShare on Twitter

Degës së PDK-së në Prizren mbrëmë i janë bashkuar dhjetëra profesionistë të fushave të ndryshme nga mjekësia, sporti, arkitektura, biznesi dhe të rinjë e të reja.

Sipas një komunikate të lëshuar nga PDK-ja, kapiteni i skuadrës KB Bashkimi, Qëndrim Biraj, trajneri i basketbollit Edon Godeni, profesoresha, Dardane Bojaxhiu, profesori Bujar Spahiu, mjekët Tyran Kosova, Artan Elshani e Halil Xhibexhiu; arkitekti Liridon Krasniqi, magjistri i IT, Ermal Ahmetaj dhe shumë biznesmen, gjeodetë, tifozë të “Arpagjikëve” e të rinjë entuziastë janë bërë pjesë e vizionit të PDK-së për Prizrenin.

Këto aderime të elitës sportive, kulturore, edukative dhe profesionale të Prizrenit, kanë tërhequr vëmendjen dhe kujdesin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili mori pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm.

Ai tha se këto aderime në PDK janë dëshmia më e mirë se kjo parti është në rrugën e mirë të ndryshimit dhe tashmë po merr edhe më shumë besimin e qytetarëve për ta drejtuar vendin.

“Jam shumë krenar, që sot, 60 profesionistë të sferave të ndryshme po i bashkoheni Partisë Demokratike të Kosovës. Kështu, ju na ndihmoni ne, i ndihmoni Prizrenit, i ndihmoni Kosovës.”, ka thënë kryetari Veseli.

“Prizreni është qëndra kulturore dhe historike e vendit tonë. Prandaj, aderimi i juaj sonte këtu është i një rëndësie të vecantë sepse vetëm kështu, me ju, si profesionistë të dëshmuar, do ta ndryshojmë Prizrenin dhe Kosovën në të njëjtën kohë. Kemi shumë punë për të bërë së bashku dhe ju falënderoj secilin prej jush për besimin dhe angazhimin tuaj.”, ka thënë kryetari Veseli.

Kryetari Veseli u bëri thirrje të gjithë të aderuarve që të mos kursejnë asgjë për ndërtimin e Prizrenti dhe Kosovës sepse tani është koha kur më së shumti vendi ka nevojë për punë, për dallim prej të tjerëve që mëtojnë të shkatërrojnë të gjitha të arriturat e 21 viteve që janë bërë në Kosovë.

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren dhe nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, tha se aderimi i këtyre profesionsitëve është dëshmira më e mirë që PDK-ja është motorri i zhvillimeve pozitive në vend.

“Këta profesionistë të lëmive të ndryshme, po e begatojnë dhe fuqizojnë edhe ofertën tonë, por edhe po i japin profesionalizmin që ka nevojë ndryshimi i madh në Prizren.”, ka thënë Totaj.

Vetëm gjatë muajit tetor, Partisë Demokratike të Kosovës në nivel vendi i janë shtuar qindra të rinj, profesionistë dhe persona të dëshmuar në sfera të ndryshme, si adresa kryesore për të sjellë ndryshimin e dëshiruar në Kosovë. Aderimet në PDK-në e Prizrenit, por edhe në komunat tjera, do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Related Posts

Lajme

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021
Lajme

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021
Lajme

Paralajmëron Valbon Krasniqi: Po vjen një valë e re e infektimeve me koronavirus, ndikoi fushata zgjedhore

5 Mars, 2021
Lajme

A e ka arritur Kosova shkallën e imunizimit të turmës? Kjo është përgjigja e Armend Zemajt!

5 Mars, 2021
Lajme

Në Kosovë deri sot kanë vdekur mbi 1 mijë e 600 persona nga koronavirusi

5 Mars, 2021
Lajme

Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

4 Mars, 2021

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest

Mbyllja e shkollave, flet Rrahman Jasharaj

13 Nëntor, 2020
Rexhep Selimi telefonon zyrtarët e Vetëvendosjes nga Haga, bëhet e ditur se çfarë i pyeti

Rexhep Selimi telefonon zyrtarët e Vetëvendosjes nga Haga, bëhet e ditur se çfarë i pyeti

12 Nëntor, 2020
Nervozohet mjekja e QKUK-së: Mbyllje totale, edhe trutë ua kisha mbyllë

Nervozohet mjekja e QKUK-së: Mbyllje totale, edhe trutë ua kisha mbyllë

12 Nëntor, 2020
Faton Mehmeti: Hallall ua bëj milionat, vilat, makinat e shtrenjta, por kurrë nuk ua bëj hallall që na keni vrarë ëndrrat

Faton Mehmeti: Hallall ua bëj milionat, vilat, makinat e shtrenjta, por kurrë nuk ua bëj hallall që na keni vrarë ëndrrat

10 Nëntor, 2020

S’ka më temperatura të larta, kështu do të jetë moti ditëve në vijim në Kosovë

0

Pagat për punëtorët e bizneseve, Ministria e Financave del me këtë njoftim

0
Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

Sot dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

0

Rritja e rasteve me koronavirus – Raka paralajmëron për një dimër të vështirë

0

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021

Flet Gëzim Kelmendi: Ne humbëm këto zgjedhje por nuk e humbëm fytyrën

5 Mars, 2021

Paralajmëron Valbon Krasniqi: Po vjen një valë e re e infektimeve me koronavirus, ndikoi fushata zgjedhore

5 Mars, 2021

Të Fundit

Ministri Zemaj tregon përse u vonuan vaksinat e premtuara

5 Mars, 2021

Rritjen më të madhe me vota në këto zgjedhje e pati Glauk Konjufca

5 Mars, 2021

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Shëndetësi
  • Tjera
Kosova24

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "Kosova24.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 123 456
Email: [email protected]

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport

© 2020 Kosova24 - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.